Inspektorati jep detaje për policin që plagosi dy persona: Ishte në piknik me shoqëri

Inspektorati jep detaje për policin që plagosi dy persona: Ishte në piknik me shoqëri

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e së dielës me armë zjarri, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor.

Sipas IPK-së, rasti ka ndodhur derisa zyrtari policor SH.E kishte qenë në piknik me shoqërinë e tij, ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me dy qytetarë të armatosur.

Dy personat e dyshuar të përfshirë në incident kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike dhe mbeten në QKUK duke vazhduar tretmanin mjekësor.

“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryrjen e veprave penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Armëmbajtje pa leje, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit”.

“Për shkak të hetimeve intesive dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve në ketë fazë të hetimit nuk mund të shpalosim informata tjera”.

Shpërndaje në: