Inspektorët e AUV-it thonë se kanë monitoruar 210 raste të vdekjeve nga Covidi

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV) ka kryer mbi 2 mijë e 400 kontrolle dhe ka shqiptuar 116 gjoba për subjektet afariste, të gastronomisë dhe persona juridik.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, inspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku.

Ai më tej ka bërë të ditur se kanë lëshuar 345 vendime për izolim e kanë monitoruar 210 rasteve të vdekjes nga Covid-19.

“Kemi arritur që për një kohë të shkurtër të bëjmë kontrolle të shumta, me mbi 2 mijë e 400 kontrolle, kemi shqiptuar gjoba për subjektet afariste me mbi 116 gjoba, po ashtu edhe për persona juridik, ndërsa për persona fizik po merret më shumë Policia”.

“Ne kemi shqiptuar 32 gjoba e poashtu kemi lëshuar mbi 345 vendime për izolim, 35 për dalje nga izolimi, 210 raste të vdekjes nga Covid-19 i kemi mbikëqyrë dhe kemi mbyllë 36 subjekte. E poashtu kemi bë 359 monitorime mbi respektim të masave”.

Tutje Tërshnjaku tha se me shtimin e inspektorëve prej 85 sosh menaxhimi dhe inspektimi po bëhet me një valë më të madhe.

“Agjencioni i Ushqimit ka për detyrë që të njoftoj qytetarët për secilën masë sidomos në këtë valë të pandemisë. Pas vendimit të marrë nga Qeveria për staf shtesë me 85 inspektorë ne kemi nisur me zbatimin e masave dhe po shihen rezultatet e para me koordinim të plotë me policinë”, theksoi tutje ai.

Ai tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim me të madh dhe të ngritet vetëdija për mbrojtjen e shëndetit publik, për çka edhe nuk do të kursejnë as edhe një person që nuk respekton masat.

“Duhet të ngritet vetëdija e shëndetit publik, të ketë një ndërgjegjësim më të madh dhe të kemi vaksinim më të madh. Të ndalen të pamet, dasmat dhe shumë fenomene tjera, sepse po na kushton me jetë dhe nuk do të kursejmë askënd”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: