Inspektori që u zu me ryshfet del se ishte i VV-së përkundër mohimit të këtyre të fundit

Inspektori që u zu me ryshfet del se ishte i VV-së përkundër mohimit të këtyre të fundit

Një inspektor në Prishtinë është kapur me 12 mijë euro ryshfet në dorë. Si duket ai i përket kampit të të majtëve. U raportua se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, më pas në grupe të VV’së thanë se është i Partisë Socialdemokrate. Nga kjo parti thonë për se Gafurr Rexha kurrë s’ka qenë pjesë e saj. Ndërsa në profilin e tij në Facebook, inspektori i arrestuar ka pasur fotografi në përkrahje të Kurtit në ditën e zgjedhjeve.

Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimit.

Por, sipas dokumentit të publikuar në Periskopi ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.

Mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, e ka demantuar lajmin se Gafurr Rexha është anëtar i VV-së, duke thënë se ai është larguar nga kjo parti dhe i është bashkuar PSD-së.

Por, zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi për tha se ai asnjëherë nuk ka qenë anëtar i PSD-së.

”Personi në fjalë s‘ka qenë asnjëherë në PSD. Kjo temë nuk ka të bëjë me PSD-në, andaj nuk ishim përfshirë në këtë diskutim”, tha Kuçi për Express.

Megjithatë, asnjëra prej partitë nuk e pranon se ai është pjesë e ndonjërës prej tyre.

Por, inspektori, Gafurr Rexha dhe gruaja e tij, Dafina Berisha me anë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, kanë përkrahur haptazi kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Rexha në ditën e zgjedhjeve postoi një fotografi me mbishkrimin “Unë besoj që erdhi dita, doli dikush që e ngrehi ujin e qoj m** te poshtë”.

Në media raportohet se fillimisht viktima Naim Berisha ishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po i kërkonte ryshfet prej 12 mijë eurosh.

Shpërndaje në: