Inspektoriati i Policisë i thotë Periskopit se dolën për ta hetuar dhunën ndaj Molliqajt

Inspektoriati i Policisë i thotë Periskopit se dolën për ta hetuar dhunën ndaj Molliqajt

Aksioni i djeshëm i aktivistëve të PSD-së kundër kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilovas, eskaloi me dhunë nga ana e policëve ndaj kryetarit të kësaj partie Dardan Molliqajt dhe të tjerëve.

Dhuna që u përdor ndaj tyre, ka nxitur reagime të shumta, gjë që ka bërë që Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) të merret me rastin.

Në një përgjigje për Periskopin nga IPK kanë thënë se ata kanë dalë në vend të ngjarjes menjëherë pasi janë njoftuar me rastin.

IPK nuk ka marrë ndonjë masë deri më tani ndaj policëve që kanë ushtruar dhunë, por kanë thënë se do t’i analizojnë rrethanat.

“Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të lajmeve rreth këtij incidenti dhe pas njoftimit edhe nga vet policia, hetuesit e IPK-së kanë dalë dje në vendin e ngjarjes dhe do të analizojnë rrethanat e reagimit policor në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Periskopit.

Për këtë rast ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) të cilët kanë kërkuar që të hetohen policët që arrestuan aktivistët e PSD-së.

Gjithashtu edhe Sami Lushtaku ka reaguar për arrestimin e dhunshëm që iu bë dje kreut të PSD-së Dardan Molliqajt dhe anëtarëve tjerë të kësaj partie. 

Kujtojmë që Dardan Molliqaj dhe 4 të tjerë u arrestuan gjatë ditë së djeshme për shkak të një aksioni që patën kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova./Periskopi/

Çka thonë veteranët e luftës për aksionin e PSD-së? Befason prijësi i  tyre

Shpërndaje në: