Inspiruese: Dikur Gavi e Ansu Fati përqafoheshin si fëmijë, tani përqafohen për të festuar gola

Inspiruese: Dikur Gavi e Ansu Fati përqafoheshin si fëmijë, tani përqafohen për të festuar gola

Disa fotografi inspiruese të lojtarëve të Barcelonës janë publikuar nëpër mediet spanjolle.

Barcelona ka bërë mbrëmë një ndeshje të shkëlqyer në përballje me Levante, duke fituar me rezultatin 3:0.

Në këtë ndeshje u rikthye Ansu Fati, pas gati një viti lëndim. Madje ai gjeti edhe rrugën e golit.

Golin e tij, Fati e festoi me lojtarin tjetër të Barcelonës, Gavi, që po ashtu vjen nga akademia ‘La Masia’.

Tani, fotografi të tyre duke u përqafuar për festën e golit po bëjnë bujë të madhe në mediet spanjolle, duke u krahasuar me një fotografi ku ata ishin fëmijë duke përqafuar njëri-tjetrin.

Më poshtë mund të shihni fotografinë për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: