Institucionet përplasen ndër vete, nuk lejojnë qasje në kontratën për shitjen e rrymës nga Hidrocentrali Ujmanit

Institucionet përplasen ndër vete, nuk lejojnë qasje në kontratën për shitjen e rrymës nga Hidrocentrali Ujmanit

Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Në liqen ekziston hidrocentrali. Rryma që po prodhohet nga penda atje po shkon në Bullgari, ngase kompania publike “Iber Lepenc” që menaxhon me liqenin ka lidhur një kontratë më një kompani private për shitjen e kësaj rryme për tre vite. Po të mos ishte kjo kontratë valide, ose edhe të prishej, Kosova do të kishte më shumë rrymë, sidomos gjatë dimrit, shkruan Periskopi.

Institucionet përgjegjëse që kanë lidhur këtë kontratë para rreth dy viteve, nuk kanë lejuar qasje që të shikohet përmbajtja e kontratës dhe nuk dihet se cilat mund të jenë pasojat nëse prishet ajo.

“Lidhur me kërkesën e poshtëshënuar nga ana juaj, ju lutem qe kontratën në fjale t’a kërkoni nga ZRRE-ja. Pasi qe ata janë te cilët e bëjnë rregullimin/caktimin lidhur me çmimin për këtë çështje”, kanë thënë për Periskopin nga zyra për informim e kompanisë publike “Iber Lepenc”.

Zyra Rregullatorit për Energji -ZRRE është përplasur më kompaninë publike, duke thënë se ZRRE-ja, nuk miraton kushtet e kontratave që N.P.H Ujmani lidhë me operatoret Ekonomik dhe as çmimin e shitblerjes së energjisë.

“Zyra për informim e Rregullatorit për Energji -ZRREP: Me sa kemi parë ne komunikimet e juaj me N.P.H Iber- Lepenci, kemi kuptuar se kjo ndërmarrje ju ka drejtuar gabimisht në ZRRE-e në lidhje me Qasje në këtë kontratë. ZRRE-ja, nuk miraton kushtet e kontratave që N.P.H Ujmani lidhë me operatoret Ekonomik dhe as çmimin e shitblerjes së energjisë. N.P.H Iber – Lepenc si ndërmarrje publike  i nënshtrohet Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, prandaj ne përputhje me dispozitat ligjore te këtij Ligji,  N.P.H Ibër-Lepenc, ka për obligim qe t’ju ofroj qasje per aq sa lejojnë dispozitat ligjore ne fuqi”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Periskopin.

Ditë më parë zyrtarë të “Iber Lepencit” kanë thënë për Periskopin se, kontrata për shitjen e rrymës me kompaninë private është deri me 31.12.2023 dhe se kapacitetet prodhuese te rrymës nga penda ne Liqenin e Ujmanit janë 32 MWh.

Periskopi ka kërkuar një sqarim shtesë nga kjo ndërmarrje publike lidhur më atë se sa po kushton shitja e një MWh, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Derisa Hidrocentrali Ujmanit prodhon 32 MW vetëm gjatë një ore, për të shmangur reduktimet, Korporata Energjetike e Kosovës, ditë më parë ka thënë se ka importuar nga Shqipëria në total 100 MË energji elektrike, për të bërë zëvendësimin e reduktimeve.

Derisa në kompani nuk kanë treguar se sa po kushton shitja për 1 MW, merret veshë se ajo po bëhet kundruall kontratës së nënshkruar dy vite më parë në një çmim fiks prej 38.11 euro. Në tregun ndërkombëtar çmimi i 1 MW po kushton 500 deri në 600 euro, çmim të cilin e ka blerë vetëm para muajve ditësh KEDS-i, derisa më pas hoqi dorë nga kjo blerje e shtrenjtë.

Nëse bëhet një kalkulim del se 32 Më energji që prodhohet për një orë, po i shitet bullgarëve për 1216 euro. Energjia e njëjtë nëse shikohen në tregun ndërkombëtar në çmimin mesatar prej 500 eurove, do të kushtonte realisht 16 mijë euro në orë.

Bazuar në Bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2022 të publikuar nga ZRRE, HC Ujmani është planifikuar që të prodhojë 86 GËWh. Prodhimi i rrymës nga ky hidrocentral më i madh bëhet gjatë dimrit, pikërisht atëherë edhe kur është nevoja më e madhe për rrymë në Kosovë. /Periskopi/

Shpërndaje në: