Instituti amerikan: Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin

Instituti amerikan: Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), i cili prodhon raporte të përditshme për pushtimin rus të Ukrainës, ka njoftuar se forcat e Moskës janë larguar nga qyteti në Ukrainën verilindore.

Në njoftim thuhet  se ka gjasa që ushtria ruse të tërhiqet nga rajoni pasi Vladimir Putin i përqendron përpjekjet e tij më në jug.

“Ushtria ruse ka të ngjarë të tërhiqet plotësisht nga pozicionet e saj rreth qytetit Kharkiv përballë kundërofensivave ukrainase dhe disponueshmërisë së kufizuar të përforcimeve.  Njësitë ruse në përgjithësi nuk janë përpjekur të mbajnë terren kundër forcave kundërsulmuese të Ukrainës gjatë disa ditëve të fundit, me disa përjashtime. Një  ofensivë ukrainase në lindje të kufirit nuk mund te ndodhë për shkak të vështirësisë së operacionitt ushtarak mes zonave të mëdha ujore.”- thuhet tek Raporti i djeshëm i ISW./tch/

Shpërndaje në: