Intelegjencë e jashtëzakonshme: Maywather tregoi pse është nivel tjetër me këtë nokaut

Intelegjencë e jashtëzakonshme: Maywather tregoi pse është nivel tjetër me këtë nokaut

Një klip i kampionit të pesëfisht botëror në boks, Floyd Mayweather së fundmi po qarkullon nëpër internet dhe ka marrë vëmendje virale nëpër rrjete sociale si Twtteri dhe Redditi.

Ish-boksieri, i cili u pensionua pa e shijuar kurrë humbjen, njihej për stilin defanziv dhe ofanzivën e shpejtë kur shihte mundësinë.

Edhe pas pensionimit të tij, fansat po gjejnë luftëra dhe klipe që nënvizojnë intelegjencën taktike të Mayweather, e cila ia fitoi atij 11 tituj në karrierë teksa konsiderohet si një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve, transmeton Periskopi.

Klipi në fjalë tregon një ndeshje mes 23-vjecarit, atë kohë, Mayweather dhe Diego Corralesit në janar të vitit 2001.

Videoja jo vetëm që nënvizon aftësitë fizike të Mayëeather, por edhe mendimet e mencura taktike që përdori për ta mposhtur kundërshtarin.

Ai mund të shihet duke aplikuar goditje me të majtën me ritëm në trupin e rivalit katër herë brenda 15 sekondave dhe, në të pestën herë, Corrales mundohet të mbrohet nga e majta në trup, derisa Mayweather shfrytëzon mundësinë ta godas në kokë duke e nokautuar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: