Inteligjenca amerikane: Rusia u dha 300 milionë dollarë partive të ndryshme në botë

Inteligjenca amerikane: Rusia u dha 300 milionë dollarë partive të ndryshme në botë

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia prej vitit 2014 i ka dhënë në mënyrë të fshehur 300 milionë dollarë për parti të huaja.

Reuters e citon një zyrtar inteligjencës amerikane, i cili ka shprehur shqetësimin e tij se Rusia do të vazhdojë të financojë parti politike nëpër botë.

Kjo me qëllim që të ulë efektin e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, raporton Reuters.

Përmendet se financimi ka shkuar për parti kryesisht të ekstremit të djathtë me qëllim “manipulimin e demokracive”.

Zyrtari i inteligjencës e ka quajtur kërcënim për sigurinë një ‘investim’ të tillë nga Moska.

Me këtë, Kremlini po e synon influencën gjithandej botës, por veçanërisht në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në: