Inteligjenca britanike: Rusia do të fokusohet në Donbas pas kapjes së Mariupolit

Inteligjenca britanike: Rusia do të fokusohet në Donbas pas kapjes së Mariupolit

Rusia do të duhet t’i riorganizojë trupat e saj në Mariupol para se t’i dërgojë ata në Donbas ku duket se do t’i përforcojë operacionet e saj ushtarake, thuhet në raportin e fundit të inteligjencë britanike, përcjell Periskopi.

“Rezistenca e përkushtuar e Ukrainës në Mariupol që nga fillimi i luftës nënkupton se forcat ruse në atë zonë duhet të rigrupohen para se të vendosen në mënyrë efektive. Ky mund të jetë një proces i gjatë deri sa të bëhet në përpikmëri”, thuhet në raport.

Megjithatë, komandantët rusë janë nën presion për të dëshmuar arritjen e objektivave operacionale, thuhet tutje në raport.

Sipas zyrtarëve nga Ministria britanike, duket se afër 1.700 ushtarë ukrainas janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Një numër i panjohur i forcave Ukraine mbesin brenda fabrikës, thuhet ndër të tjerash në përditësimin e fundit të inteligjencës britanike. /Periskopi/

Shpërndaje në: