Inteligjenca britanike zbulon arsyen e tërheqjes së Rusisë nga Ishulli i Gjarprit

Inteligjenca britanike zbulon arsyen e tërheqjes së Rusisë nga Ishulli i Gjarprit

Është “shumë e mundur” që tërheqja e Rusisë nga Ishulli i Gjarprit erdhi për shkak të sulmeve ukrainase, ka thënë Ministria e Brendshme britanike, shkruan Sky News.

Në përditësimin e saj të fundit, inteligjenca britanike tha: “Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kryer sulme kundër garisonit rus gjatë javëve të fundit duke përdorur raketat dhe sulmet me dronë. Për më tepër, ukrainasit kanë përdorur raketa anti-anije për të penguar furnizimet e anijeve ruse drejt ishullit”.

“Rusia me gjasë është tërhequr nga ishulli për shkak të izolimit të garisonit të saj dhe të cenueshmërisë nga sulmet ukrainase dhe jo për shkak të vullnetit të mirë”, ka pretenduar inteligjenca britanike.

Në anën tjetër, Rusia pretendoi që vendimi “ishte hap i vullnetit të mirë”./Periskopi/

Shpërndaje në: