Inteligjenca ngre alarmin: Probabiliteti që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore është shumë e lartë

Inteligjenca ngre alarmin: Probabiliteti që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore është shumë e lartë

Nga Inteligjenca ukrainase është thënë se gjasat janë të mëdha që Rusia ta godet Ukrainën me armë bërthamore, shkruan the Kyiv Independent, përcjell Periskopi.

Kështu bëri të ditur për “The Guardian” nënkryetari i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadym Skibitsky.

“Ata ka të ngjarë të synojnë vende përgjatë vijës së frontit me shumë personel dhe pajisje,” tha ai.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin përmes një fjalimi drejtuar popullit ka kërcënuar se do të përdorin “çdo forcë me çdo mjet për mbrojtjen e territoreve”.

/Periskopi/

 

Shpërndaje në: