Inter më në fund uron Icardin (FOTO)

Inter më në fund uron Icardin (FOTO)

Një paqe mund të vijë që sot midis skuadrës dhe ish-kapitenit Mauro Icardi. Më 19 shkurt, argjentinasi feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Sipas asaj që raporton Mateo Barzagi, skuadra ka planifikuar një pritje për Mauron, ku nuk do të mungojnë edhe urimet për bomberin e skuadrës zikaltër.

Klubi nuk ka harruar ta urojë sulmuesin nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare.

Paqja me numrin 9 do të vinte në një moment të trazuar në skuadrën e Interit, që arriti të fitonte ndeshjen e dytë radhazi në kampionat ndaj Sampdorias, duke ruajtur distancën prej katër pikësh nga skuadra e Milanit.

Shpërndaje në: