Interesim i madh për ndeshjen Shqipëri – Poloni, në ‘Air Albania’ nuk do të ketë vende të lira

Interesim i madh për ndeshjen Shqipëri – Poloni, në ‘Air Albania’ nuk do të ketë vende të lira

Kombëtarja e Shqipërisë ka para vetes dy ballafaqime sa të rëndësishme, po aq edhe të vështira në kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Hungarisë në ‘Puskas Arena’ me fillim nga ora 20:45, kurse tre ditë më pas rikthehet të luajë në ‘Air Albania’ në Tiranë ndaj Polonisë, poashtu nga ora 20:45, para mijëra tifozëve që po presin me padurim ballafaqimin e lojtarëve të Eduardo Rejas.

Pikërisht për ndeshjen ndaj Polonisë pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin “Air Albania”.

Tashmë janë shitur të gjitha biletat dhe pikat e shitjes në mbarë vendin nuk kanë të tilla në shitje më.

Tifo-grupe nga të gjitha trojet shqiptare do të jenë të pranishme në stadium, atje ku pritet të ketë edhe befasi të mëdha nga ana e tyre në tribuna.

Shpërndaje në: