“Interi do ta fitojë titullin në Seria A”

“Interi do ta fitojë titullin në Seria A”

Interi është në garë me ekipin më të trofeshëm në Itali, Juventusin.

Por, ish-futbollisti i Interit, Antonio Cassano beson fuqishëm se Interi do ta mposhtë Juventusin në garën për titullin në Seria A këtë sezon.

“Interi ma kujton Juventusin e vitit kur ishte Conte trajner. Unë isha pjesë e Milanit dhe e humbëm titullin ndaj tyre”, tha Cassano.

“Nëse Juve lëshon pikë në udhëtim dhe Interi vazhdon të kërcënojë, atëherë Conte do ta fitoj në fund titullin”, përfundoi sulmuesi i njohur.

Juventus e ka fituar titullin e tetë radhazi në Serie A. /Periskopi/

Shpërndaje në: