Interi e Atalanta në Champions League, zhgënjim për Milanin

Interi e Atalanta në Champions League, zhgënjim për Milanin

Interi dhe Atalanta kanë siguruar top katërshen pas ndeshjeve të xhiros së 38-të, derisa Milani pavarësisht fitores duhet të kënaqet me vendin e pestë, që e dërgon në garat e Europa Leagues sezonin e ardhshëm.

Atalanta nuk gaboi në javën e fundit dhe siguroi një fitore të rëndësishme si nikoqir i Sassuolos, me rezultat 3-1, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, Interi mposhti në “San Siro” Empolin poashtu me rezultat 2-1, falë golave nga Keita Balde dhe Radja Nainggolan në minutat 51′ respektivisht 81′.

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Hamed Junior Traore në minutën e 76-të.

Kështu, Interi mbyll sezonin me 69 pikë të grumbulluara në vendin e katërt, që e dërgon në kualifikimet për në Champions League.

Në anën tjetër, Milani mbeti jashtë top katërshes pavarësisht fitores 3-2 si mysafir i SPAL.


Golat nga Hakan Calhanoglu (18′) dhe Franck Kessie (23′, 66′) ia siguruan fitoren e vështirë ‘Rossonerëve”, derisa mysafirët golat i realizuan me anë të Francesco Vicari (28′) dhe Mohamed Fares (53’).

Pas 38 ndeshjeve, Milani ka grumbulluar 68 pikë në vendin e pestë, dy më shumë se Roma në të gjashtin, të cilat do të luajnë në Europa League edicionin e ardhshëm. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: