Interi e demolon Bolognan, merr tri pikë të lehta

Interi e demolon Bolognan, merr tri pikë të lehta

Inter ka shënuar një fitore të thellë në përballjen me Bologna.

Skuadra e Inzaghi ka triumfuar me rezultatin 6:1, në një ndeshje ku dominuan nga fillimi, shkruan Periskopi.

Seria e golave në këtë përballje u hap qysh në minutën gjashtë të takimit, kur Lautaro Martinez i asistuar nga Dumfries shënoi për 1:0.

Skriniar (30’) dhe Barella (34’) shënuan për 3:0, për të çuar Interin me tri gola epërsi në pauzën mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë Inter shënoi edhe tri herë, duke filluar me Vecino në minutën e 54’. Më pas, Edin Dzeko vulosi gjithçka për ‘Zikaltrit’, me dy gola të shënuara në minutat 63’ dhe 68’.

Krejt çka bëri Bologna ishte një gol i shënuar në minutën e 86’, me anë të Theate.

Interi tashmë pas katër xhirove numëron 10 pikë, kurse Bologna mbetet në kuotën e shtatë pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: