Interi e njofton me humbje Napolin

Interi e njofton me humbje Napolin

Inter ka shënuar fitore në kryendeshjen e javës në Serie A, kundër Napolit.

Skuadra e Inter shënoi fitore në shtëpinë e saj, me rezultatin 3:2 kundër Napolit, shkruan Periskopi.

Goli i parë i takimi u shënua nga mysafirët, të cilët me anë të Zielinski shënuan për 0:1, në minutën e 17’.

Inter reagoi shpejt dhe në minutën e 25’ barazoi shifrat në 1:1, me Calhanoglu që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pak para fundit të pjesës së parë, Interi përmbysi Napolin duke shënuar me Ivan Perisic (44’).

Në pjesën e dytë u treguan edhe dy gola të tjera; për secilën skuadër nga një.

Fillimisht, Lautaro Martinez çoi shifrat në 3:1 me anë të Lautaro Martinez, kurse Napoli ktheu shpresat me Mertens në minutën e 78’ për 3:2, por nuk arritën më shumë sesa kaq.

Napoli kështu pëson humbjen e parë në Serie A këtë sezon duke mbetur në kuotën e 32 pikëve, kurse Inter afrohet në 28 pikë në pozitën e tretë. Periskopi/

Shpërndaje në: