Interi fiton me mund kundër Empolit

Interi fiton me mund kundër Empolit

Gjiganti italian ka marrë pikët e plota ndaj Empolit.

Skuadra e Interit ka arritur të mposht Empolin me rezultat 0-2, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’ që nga fillimi i ndeshjes ishin më kërkues në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Ishte Danilo D’Ambrosio që i dha epërsinë mysafirëve në min e 34′ pas asistimit të Alexis Sanchez.

Edhe në pjesën e dytë Interi ishte skuadër më e mirë dhe vazhdoi të sulmonte në kërkim të golave tjerë.

Rezultatin final 0-2 e vulosi Federico Dimarco me golin e tij në min e 67′.

Me këtë fitore Interi ka 21 pikë në pozitën e tretë, kurse Empoli mbetet e 12-ta me 12 pikë.

Në anën tjetër Roma ka mposhtur Cagliarin me rezultat 1-2.

Për vendasit shënoi Leandro Pavoletti, kurse për ‘Gjallorosët’ realizuan Roger Ibanez dhe Lorenzo Pellegrini.

Shpërndaje në: