Interi mposht Lazion dhe kryeson Serie A-në

Periskopi.com Sporti

Inter ka triumfuar në derbin italian ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 21-të në Seria A.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2 – 1, ndeshje që ishte mjaftë e baraspeshuar.

Fillimisht, Lautaro Martinez pranoi një top të shkëlqyer nga Alexis Sanchez dhe realizoi lehtësisht nga afërsia, mirëpo pas rishikimit të VAR-it doli që ishte pozitë jashtë loje.

Ishte Alessandro Bastoni që shënoi një eurogol nga distanca për t’i dhënë epërsinë “Neurazzurëve” (30′).

Mirëpo, Lazio arriti të barazoi rezultatin vetëm pesë minuta më vonë përmes Ciro Immobike që u asistua nga Cataldi (35′).

Pastaj, ishte sërish Inter që arriti të shënoi, këtë herë përmes Milan Skriniar që shënoi me kokë pas një harkimi të Bastonit (67′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi qëndroi edhe një herë në stol, duke mos zhvilluar asnjë minutë.

Inter me këtë fitore rimerr kreun me 49 pikë, derisa Lazio bie në pozitën e tetë me 32 sosh.