Interi po mundohet ta transferojë këtë lojtar në janar për ta mbajtur Conten të lumtur

Interi po mundohet ta transferojë këtë lojtar në janar për ta mbajtur Conten të lumtur

Interi i Antonio Contes po përgatitet për transferimin e Nemanja Maticit nga Manchester Unitedit gjatë verës.

Serbi 31-vjeçar thuhet se ka raporte të tensionuara me trajnerin e tij aktual, Ole Gunnar Solskjaer, derisa ka bërë vetëm pesë paraqitje kompetitive këtë sezon, raporton Periskopi.

 

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por ekziston opsioni i vazhdimit edhe për një vit.

Në Itali po raportohet se Maticin e intrigon idea për një aventurë të re në Serie A dhe tashmë është shëndrruar në objektiv të drejtorit të Initerit, Beppe Marotta.

Nëse ndodh transferimi, ai do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Chelsea. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: