Internacionalja Socialiste i shpreh ngushëllime VV-së për vdekjen e Astrit Deharit

Internacionalja Socialiste i shpreh ngushëllime VV-së për vdekjen e Astrit Deharit

Kjo është letra e plotë:

I dashur mik, i dashur shok,

Po e shkruaj këtë letër me pikëllim të madh për të shprehur ngushëllimet e mia ty dhe të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për vdekjen në burg të Astrit Deharit, anëtar i Këshillit tuaj të Përgjithshëm. Më tej i shpreh familjes Dehari keqardhjen time më të thellë për këtë humbje tragjike.

Dëshiroj ta shtoj zërin tim mes zërave që po kërkojnë që autopsia të mbahet në prezencën e një doktori të pavarur të përzgjedhur nga familja Dehari. Në situatën aktuale kjo është më e pakta e asaj që pritet.

Ky lajm është sa trishtues aq edhe shumë shqetësues, dhe rrethanat dhe shkaku i vdekjes duhen sqaruar urgjentisht dhe përtej çdo dyshimi.

Luis Ayala

Sekretar i Përgjithshëm

Shpërndaje në: