Interneti nuk po funksionon për gra dhe vajza – thotë shpikësi i tij

Interneti nuk po funksionon për gra dhe vajza – thotë shpikësi i tij

Shpikësi i “world wide web”-it [www] ka bërë thirrje për veprime urgjente që hapësira kibernetike të bëhet më e sigurt për gratë dhe vajzat.

Gratë dhe vajzat po përballen me ‘krizë në rritje’ nga ngacmimet online, nga sulmet seksuale, mesazhet kërcënuese dhe diskriminimi duke e bërë web-in një vend të pasigurt për to, ka thënë Sir Tim Berners-Lee.

Shpikësi i www-së tha se “trendi i rrezikshëm” i abuzimit online po detyronte gratë që të mos punonin, po i detyronte vajzat që t’i shmangeshin shkollimit, duke dëmtuar lidhjet që kishin dhe duke i pezulluar mundësitë e tyre, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Ai deklaroi se “webi nuk po funksionon për gratë dhe vajzat”.

“Bota ka bërë progres të rëndësishëm mbi barazinë gjinore,” shkroi Berners-Lee në një letër të hapur ku shënohej31 vjetori i webit. “Por, unë jam seriozisht i brengosur që lëndimet që pësojnë gratë dhe vajzat online janë të rënda – veçanërisht ato me ngjyrë, ato komunitete nga LGBTQ+ dhe grupet e margjinalizuara – që kërcënojnë progresin.”/Periskopi

Shpërndaje në: