Interrogohet edhe shefi i Policisë, Samedin Mehmeti, për kapjen e 400kg kokainë në Lipjan

Interrogohet edhe shefi i Policisë, Samedin Mehmeti, për kapjen e 400kg kokainë në Lipjan

Në muajin maj, 400 kilogramë drogë kokainë ishin kapur në oborrin e një kompanie në hyrje të komunës së Lipjanit. Për rastin në fjalë, siç mëson Metro, është interroguar edhe Samedin Mehmeti, Shefi i Policisë nga Inspektorati Policor i Kosovës [IPK].

Sipas burimeve të gazetës kosovare, të implikuar në rrjetin që organizoi transportimin e 400 kilogramëve të kokainës kishin qenë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të shefit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetit.

Me 22 nëntor(e hënë) mësohet se Shefi i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është intervistuar nga IPK’ja, ku arsyeja e intervistimit të tij po del të jetë përgjimet e oficerëve të tij policor të implikuar në rast, për të cilët Samedin Mehmeti ishte në dijeni, por nuk i kishte raportuar në IPK.

Ndryshe, për rastin në fjalë ishte prononcuar edhe kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, i cili kishte thënë se ky kontingjent kokaine kishte vlerë rreth 20 milionë euro, ndërsa dyshohet se ka ardhur nga Brazili, ka kaluar nëpërmjet Italisë në Shqipëri e më pas edhe në Kosovë, dhe se hetimet po vazhdojnë në të trija vendet.

Ndërsa autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryeshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij, e ku më pas kishin ndërhyrë PK në konfiskimin e 200 kilogramëve të kokainës.

Shpërndaje në: