Intervista e të burgosurit rus të luftës: Dridhem edhe nga zhurma më e vogël, u dërgova në Ukrainë krejtësisht i papërgatitur

Intervista e të burgosurit rus të luftës: Dridhem edhe nga zhurma më e vogël, u dërgova në Ukrainë krejtësisht i papërgatitur

Duke u mësuar ende me ndjenjën e armës së tij dhe me rrobat ushtarake, Anton papritur gjeti veten e tij të rrethuar nga forcat ukrainase teksa plumbat fluturonin fare afër, me një të tillë që goditi krahun e tij.

“Ajo ishte përballja e parë me armikun: ne nuk kishim qëullar madje as edhe një plumb. Ata na vërshuan dhe ne nuk mundëm t’i kundërvihemi. Ne u detyruam të dorëzohemi”, thotë Anton, një shërbyes 21-vjeçar rus në një intervistë për The Guardian.

Anton ishte kapur nga forcat ukrainase afër Mykolaiv me 2 mars me pesë ushtarë të tjerë nga njësiti i tij, teksa forcat ruse po skenonin një ofanzivë ndaj qytetit të rëndëisishëm strategjik anijendërtues afër Detiti të Zi.

Anton, që kërkoi të mos indentifikohet me emrin e tij të vërtetë, do t’i shpenzonte 45 ditët e ardhshme në kapjen ukrainase. Ai përfundimisht ishte liruar në mesin e prillit pasi që Moska aranzhoi një shkëmbim të të burgosurve me Ukrainën dhe foli për The Guardian nga territori rus.

Ngjarja e Anton është një rrëfim i tejet i rrallë i një të burgosuri rus të luftës që është shkëmbyer që atëherë, teksa si Rusia dhe Ukraina kanë shpalosur fare pak informacione rreth fatit të të qindrave të kapur rusë.

Moska nuk i publikon emrat e shërbyesve të saj të kapur në Ukrainë. Megjithatë, gjatë kapjes së tij, Anton ishte intervistuar si një i burgosur rus nga një vlogger i mirënjohur ukrainas. Ai gjithashtu u emërtua si një ushtar i kapur rus në ueb-faqet e afërta me autoritetet ukrainase.

Një anëtar familjar i Anton tutje konfirmoi për The Guardian se ai ishte kapur në Ukrainë dhe pastaj ishte shkëmbyer. The Guardian nuk ishte në gjendje t’i verifikonte të gjitha detajet e tregimit të tij.

Anton, i cili vie nga një qytet i vogël dhe i largët i Siberisë, tha se ai kishte nënshkruar kontratën për t’iu bashkuar ushtrisë në dhjetorin e fundit, fare pak pasi që kishte diplomuar një një shkollë të vokalit.

Në reflektimin e tij, ai tha se ai “duhej të ketë bërë gjithçka” për ta shmangur ushtrinë.

Njësiti i Anton ishte transferuar së pari në krahinën e Krimeas- e aneksuar nga Rusia- në ditët e fundit të dhjetorit, ku atij iu kishte thënë se ai po merrte pjesë në një kurs trajnimi një-javor.

Deri në atë momente, ai pretendoi se ai nuk kishte pranuar praktikisht asnjë trajnim ushtarak që do ta përgatiste mirëfilli për një luftë të shkallës së plotë.

Teksa po kalonin javët në Krimea, Anton tha se disa anëtarë të njësitit të tij filluan të brengosen se ata do të dërgohen në një luftë, një zhvillim të cilin ai edhe më tutje e konsideron si tërësisht “absurd”.

“Shumë prej të rinjëve nuk mund ta imagjinonim se do të shkonim në luftë. Ata na lajëmruan në momentet e fundit për këtë, një natë para pushtimit”, tha ai.

“Përfundimisht, nuk është e drejtë se si më trajtuan autoritetet ruse. Unë u dërgova në Ukrainë krejtësisht i papërgatitur”.

Rrëfimi i Anton, që shfaq një njësi ushtarake që ishte mbajtur në errësirë rreth pushtimit, vë në pah një numër të ushtarëve të tjerë rusë të cilët ngjashëm kishin thënë se nuk e dinin se po shkonin në një luftë deri kur hyrën në Ukrainë. Ekspertët ushtarakë kanë argumentuar që vendimi për të mos i treguar një numri të madh të trupave të saj rreth pushtimit është një tregues për stagnimin e kampanjës ushtarake të Moskës.

Me 25 shkurt, një ditë pasi që trupat ukrainase hyrën në Ukrainë, njësia e Antonit u urdhërua të hyjë në Ukrainë nga Krimea.

Ai tha se ata ishin dërguar me automjete të armatosura në periferitë e Mykolaiv, i cili ishte nën sulme të ashpra nga forcat ruse në ditët e para të luftës.

Teksa ata marshonin në këmbë, një pjesë e njësitit u nda nga grupi kryesor dhe atyre iu zë prita nga forcat ukrainase me 2 mars, më pak se një javë pas hyrjes në vend. Anton tha se ai ishte goditur nga një plumb ukrainas teksa ishte i kapur, duke ia thyer një kock të dorës së tij.

Pak më vonë, forcat ukrainase vendosën një çantë në kokën e tij teksa ai po transferohej në një qeli të burgut, lokacionin e së cilit ai thotë se ende nuk e di.

Në fillim, jeta në robëri dominohej nga frika. “Ju dridheni edhe nga zhurma më e vogël. Çdo ditë shpresoni se nuk do të jetë dita juaj e fundit dhe që nuk do të vriteni”, rikujton Anton.

Ai tha se ai nuk ishte keqtrajtuar fizikisht gjatë kohës së kapjes së tij, por supozoi se gardat ukrainase i traumatizonin mentalisht atë dhe ushtarët e tjerë rusë.

“Ne na thuhej vazhdimisht se Rusia ka marrë fund, që ne i përkisnim llumit të shoqërisë. Ata na kërcënonim se do të na linin të vdisnim urie”.

Anton shton se derisa disa roje dukeshin sikur “ata dëshironin të të lëndonin”, shumica e të tjerëve ishin të qetë dhe “nuk lejonin që instikti i tyre kafshëror të dilte në pah”.

Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, që është në krye të negociatave për shkëmbimin e të burgosurve, nuk iu është përgjigjur menjëherë kërkesave për komente. Sipas konventave të Gjenevës, ndalimi i të burgosurve të luftës pas kapjes nuk duhet të shihet si formë e ndëshkimit, por si një masë për të shmangur pjesëmarrjen edhe më tutje në një konflikt.

Por ishte mërzia e përditshsme që shpejt u bë sfida më e madhe, tha Anton.

“Nëse ishim me fat, neve na dhurohej diçka e rëndomtë për të lexuar. Nganjëherë ata na lejonin të shikonim propagandë ukrainase në televizion. Shumicën e ditëve ne vetëm i shikonim muret para nesh”, tha ai, duke shtuar ai ishte bartur tre herë gjatë kapjes.

Në një moment, atij iu kërkua që të incizonte një intervistë rreth kapjes së tij me një vlogger të mirënjohur ukrainas.

Zyrtarët ukrainas u kanë dhënë gazetarëve dhe vloggerëve qasje për t’i intervistuar të burgosurit rusë të luftës. Video të tilla janë parë nga qindra e mijëra njerëz në YouTube, por ata gjithashtu janë përballur me kritika për thyerjen e konventave të Gjenevës.

“Në një situatë të tillë, si një i burgosur, ju e kuptoni se nuk është një zgjidhje e vërtetë të thuani ‘jo’. Ju pajtoheni pavarësisht se ata thonë se ju mund të refuzoni”, tha Anton.

Më vonë, në prillin e hershëm, Antonit iu kishte thënë se ai do të shkëmbehej me një ushtar ukrainas.

Teksa Rusia dhe Ukraina janë pajtuar në shkëmbimet e disa të burgosurve, të dy vendet nuk kanë publikuar pothuajse fare detaje mbi mekanizmat prapa këtyre shkëmbimeve. Me 4 prill, Ukraina kishte thënë se ajo po i mbante rreth 600 të burgosur rusë të luftës. Rusia nuk e publikon shifrën e saktë, por në fund të marsit ombudspersoni kishte thënë se janë më shumë se 500 të burgosur ukrainas të luftës në Rusi.

Që nga atëherë, ai numër është rritur në nënyrë të ndjeshme pasi që së paku 1000 luftëtarë ukrainas, duke përfshirë edhe anëtarë të batalionit Azov, ishin transferuar në territorin e mbajtur nga Rusia kur fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol u morrë nga forcat ruse në javën e kaluar. Ukraina ka thënë se luftëtarët e Azovstal do të përfshihen në një shkëmbim të të burgosurve, por disa zyrtarë rusë kanë thënë se ata mund të dënohen ose madje të ekzekutohen.

Sipas Antonit, ai ishte pjesë e një shkëmbimi kokë-më-kokë që përfshinte 17 ushtarë rusë që kishte ndodhur afër qytetit ukrainas të Melitopolit.

Sapo që ai ishte kthyer në Rusi, ai ishte pyetur parreshtur nga shërbimet e sigurisë për periudhën e tij në Ukrainë.

“Ata dëshironin të dinin nëse mund të më besonin ende. Ishte një procedurë standarte”, tha ai.

Por vetëm pas disa ditësh pasi që ai u largua nga një spital rus, ai e ndjeu se koha e tij në mbajtje kishte prekur trupin dhe mendjen e tij.

“Gjatë kohës së kapjes, unë i kisha bllokuar shumicën e emocioneve të mia. Unë vetëm provoja që të mos mendoja rreth jetës sime”, tha ai.

“Por tani, unë kam ëndrra të tmerrshme. Unë mezi që flej. Kam shtuar shumë peshë”, tha ai.

Anton tha se autoritetet i kanë dhënë atij rreth 2 mijë funta si dëmshpërblim për lëndimet e tij. Sipas ligjit ushtarak të Rusisë, njerëzit shërbyes nuk pranojnë ndonjë kompensim special për shkak se kanë qenë si të burgosur të luftës dhe Anton ishte duke pritur që të rikthehet në shërbim sapo që të shërohet nga lëndimet.

Por pas përvojës së tij në Ukrainë, Anton tani është duke kërkuar për mënyra për t’u larguar nga ushtria.

“Unë thjesht dua të kthehem në shtëpi, kjo është ajo. E gjitha që dua është që të shkoj në shtëpi”./Periskopi/Sokol Berisha/

 

 

Shpërndaje në: