INTERVISTË: Bunjaku e LDK’së: Përgjegjësi e Qeverisë Kurti se a kalon a jo Projekt-Kodi Civil

INTERVISTË: Bunjaku e LDK’së: Përgjegjësi e Qeverisë Kurti se a kalon a jo Projekt-Kodi Civil

Deputetja nga radhët e LDK’së, Valentina Bunjaku në një intervistë të shkurtër për Periskopin ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, e në veçanti aksionin e fundit të Policisë ku u arrestuan 48 zyrtarë policorë dhe dy të doganave.

Për znj. Bunjaku nuk është ndonjë sukses ky aksion, ku siç deklaron ajo diçka e tillë kishte ndodhur edhe në qeveritë e kaluara, duke thekuar atë të kohës së ish-kryeministrit Mustafa, shkruan Periskopi.

Bunjakun po ashtu e  pyetëm edhe për qëndrimin e saj lidhur me Ligjin e veçantë për martesat mes gjinive të njëjta.

Intervista e plotë:

Periskopi: Cili është komenti juaj për aksionin e fundit, ku u arrestuan 48 policë, dhe e kujt është merita për këtë aksion sipas jush?

Valentina Bunjaku: Realisht nuk duhet me qenë lavdat nëse arrestohen policë, sepse arrestime kanë ndodhur edhe në kohën e  ish-kryeminstrit Isa Mustafa, nëse Xhelal Sveçla e thirr si sukses të tij  ne nuk duhet me u kënaq me arrestimet e policëve a po kush do qoftë ata, por duhet  me punu që mos me ardh deri te arrestimi dhe nuk është sukses. Unë e vlerësoj nëse VV’ja ka filluar realisht me u marrë seriozisht me krimin e organizuar në Kosovë. Por para se me u marrë me krimin  e organizuar në Kosovë duhet me pas mekanizma mbrojtës që mos me ardh deri aty. Nuk është sukses nëse arrestohen policë sepse tek e fundit janë qytetarë të Kosovës.

Kjo kish me ndodhë me cilindo kryeministër dhe më cilindo Ministër të Punëve të Brendshme. Nëse kjo qeveri  ka ardhur në këtë pikë me e quajt këtë sukses dhe në anën tjetër qytetarëve ju ka vështirësuar  jeta dhe ju ka bo e [a përballueshme në Kosovë atëherë nuk do koment.

Periskopi: Pro/kundër martesave me gjini të njëjtë?

Valentina Bunjaku: Nuk e di se nuk kam shku me u taku me grupin se si kemi me vendos si grup, po tek e fundit të gjitha projektligjet që vinë këtu në Kuvend është përgjegjësi e qeverisë sepse ata e kanë shumicën dhe qytetarët ju kanë besuar atyre mbi 50% dhe tani ata e kanë për obligim që të gjitha projektligjet me i kalu që i sjellin në Kuvend dhe ne si lidhje nuk kemi asnjë obligim ndaj asnjë projektligji për pos marrëveshjeve ndërkombëtare që duhet 2/3.

Periskopi: A është e gatshme LDK’ja për zgjedhje të reja, në raste do të kishte në Prill të këtij viti?

Valentina Bunjaku: Ne si LDK kemi matjet tona, qytetarët tani më dukshëm janë zhgënjyer me këtë qeveri sepse pritjet kanë qenë shumë më mëdha dhe dëshpërimi ka me qenë shumë më i madh, qytetarët e votuan për ndryshim, e panë që kjo qeveri është shumë më dobët se sa qeveritë e kalume./PERISKOPI/BESARTA HOTI

 

Shpërndaje në: