Intervistë| Sami Rexhepi: Kosovarëve po ua marrin jetën politikanët

Intervistë| Sami Rexhepi: Kosovarëve po ua marrin jetën politikanët

(Marrë nga GAZETA FJALA)

Premtimet e pa realizuara të politikanëve kosovarë për vende të reja pune, liberalizim të vizave e mirëqenie sociale, po i shtyejnë kosovarët të kryejnë vetëvrasje.

Kështu thotë njohësi i shëndetësisë, njëherësh drejtor i qendrës së Shendetit Mendor, Sami Rexhepi, në një intervistë për Gazetën Fjala.

“…në masë të madhe ka ndikuar dëshpërimi, sepse që nga paslufta e deri më tani kemi pasur qeveri të cilat kanë premtuar shumë dhe kanë krijuar pritje të mëdha në popullatë, pritje jo reale për mundësitë e zhvillimit. Edhe mosha e personave qe e kryejnë këtë akt është mjaftë shqetësuese,  sepse shumica janë në moshë të re. Faktori kryesor sipas meje janë pritjet ireale të cilat janë krijuar në popullatë’, thotë Rexhepi.

Sipas tij, mungesa e vetëbesimit, humbja e vetëvlersimit, mendimet se janë pjesë e paarritshme dhe e padobishme e shoqërisë, janë tiparet kryesore të një personi që pëson krizë mendore.

Numri i personave që pësojnë krizë mendore nuk është i vogël në Kosovë. Qendra që Rexhepi udhëheq, vetëm në Prishtinë i ka 1 mijë e 10 klientë. Por ai thotë se familjet kosovare ende i mbajnë të izoluar këta persona.

Drejtori i Qendrës së Shëndet Mendor, Sami Rexhepi, në këtë intervistë ka folur poashtu edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Qendra e Shëndetit Mendor, punët që kjo qendër kryen, krizat mendore që pësojnë kosovarët, munësitë e tejkalimit të krizave si dhe bashkëpmin me institucionet shëndetësore në Kosovë.

Gazeta Fjala: Cilat janë vështirësitë me të cilat po ballafaqohet qendra e Shëndetit Mendor?

Sami Rexhepi:  Fillimisht viteve 2000  kem pas një qasje bashkohore në shëndetin mendor. Qëllimi ynë ka qenë  që ti zvogëlojmë sa më shumë institucionet e tipit të mbyllur psikiatrik me qenë institucione psikiatrike të tipit të hapur edhe pse Kosova ka pasur ka pasur vetëm Shtimen nuk ka pas institucione të tjera.

Tash është bërë një strategji e re, përmes së cilës në t gjitha qendrat e Kosovës janë ndërtuar shtëpi të mbrojtura. Shtëpi këto ku janë vendosur nga dhjetë klientë, ku një pjesë e madhe e punës është bërë nga vet ata që neve na ka shërbyer edhe si terapi e punës.

Aty punohet 24 orë, është e mbuluar me staf profesional, si dhe japim terapitë e rregullta.

Ndërsa Qendra e Shëndetit Mendor  si kjo e Prishtinës kanë  për detyrë rehabilitimin dhe risocializimin e pacientëve kronik psikiatrik, do të thotë ata të cilit ato kanë  qëndru  një  kohë më të gjatë në spitale lëshohen në shtëpi dhe qendra merr përsiper rehabilitimn e tyre edhe risocializimin e  tyre kështu që organizojmë aktivitete të ndryshme me ta, dhe he psiko edukim edhe takime tjera me familjarë për shkak se familja është çelësi i suksesit në trajtimin e një klienti psikiatrik.

Gazeta Fjala: A kanë numër të mjaftueshëm të stafit qendrat mendore?

Sami Rexhepi:  Qendra jonë ka vetëm një shofer të punësuar. Stafi tjetër kryesisht janë profesionist për shkak se që ka qenë kusht me punua në shtëpinë e shëndetit mendor që infermierët  të kenë patentë shoferi. Kështu që ne funksionojmë si ekip multi-disilinor ku në ekipin e qendrës së shëndetit shëndetit mendor mjerisht nuk  ka psikolog për një kohë shumë të gjatë. Në qendrën tonë funksionojnë punëtori  social, këshilltari psiko-social, infermierja e shëndetit  mendor edhe na jemi për qendrën e shëndetit mendor për regjionin e Prishtinës ku i kemi tre psikiatër.

Sa i përket stafit mund të them jemi mjaftë edhe atë falë përkushtimit të infermierve që janë shumë profesional nuk e kursejnë  veten.

Probleme kemi me automjete, sepse ato janë shumë të vjetra dhe të dëmtuara dhe nuk mundemi me kry lirshëm punën në teren. Ekipi shkon në teren dhe i viziton klientët, ata të cilat janë më të vjetër, kur kanë terapi ua japim në shtëpi.

Gazeta Fjala: Klientët e juaj a i blejnë barnat, apo furnizohen nga ju?

Sami Rexhepi: Ne e bëjmë shpërndarjen e barnave falas për çdo klientë që vinë në qëndrim ditor qoftë ata që janë nëpër shtëpi, për të gjithë ata që janë të mbuluar nga qendra jon.

Gazeta Fjala: Sa është numri i klientëve që marrin terapi nga qendrat e juaja?

Sami Rexhpi:  Vetëm Prishtina i ka 1 mijë e 110 klientë, afro 100 të tjerë i ka Podujeva,    ndërsa në Fushë Kosovë, Mpresje e në Drenas i kemi shtëpitë e mbrojtja ku i kem 10 klientë të shtrirë 24 orë ku janë edhe më kalua natën.

Kemi pas një plan shumë ambicioz me punua edhe pasdite ti organizojmë qoftë në grupe  alkoolistët, qoftë abuzuesit e substancave narkotike qoftë të personave që kanë familjarë të sëmurë psikiatrik të punojmë me ta pasdite.

Mirëpo momentalisht nuk kemi psikolog të cilët për nevojat tona ishte dashur ti ketë së paku 2 psikolog.

Gazeta Fjala: A keni mbështetje të mjaftueshme nga SHSKUK për realizimin e objektivave tuaja?

Sami Rexhepi: Ne me riorganizimin, konform ligjit për shëndetësi ne jemi tash pjesë e shërbimeve spitalore të SHSUKS-së. Sa i përket raporteve kemi një përkrahje shumë të madhe prej drejtorit Curr Gjocaj i cili shesh here ka marrë pjesë në takimet mujore në takimet në të gjithë  Kosovën personalisht ka marrë pjesë është angazhu me na ndihmua me ndonjë nevojë më plotësua,  mund  të them se raportet janë shumë të mira.

Gazeta Fjala: Cilat janë nevojat që klientët me probleme mendore i adresojnë në qendrën tuaj?

Sami Rexhepi:  Këta janë pacienta kronikë psikiatrik kryesishtë po flasim për skizofreninë se kështu është mendu me funksionu kjo qendër për rehabilitimin  dhe risocialimin e tyre.

Nevojat janë shumë të ndryshme duke filluar nga terapia sepse janë kryesisht të pa aftë për punë duke e marrë  parasysh nivelin e papunësisë në Kosovë, janë raste sociale kështu që ne mundohemi aq sa kem mjete  në dispozicion ti përmbushim nevojat për ilaqe.

Kemi aktivitete të ndryshme ku bëhet punë në grup, klientët kanë edhe një meritë shumë të madhe për mirëmbajtjen e oborrit sepse përkujdesen për të gjithmonë. Në ora 11 çdo ditë klientëve u ofrohet një shujtë ushqim në qendër, pijnë qaj në qendër, pra dhe kjo është një terapi për ta.

Pastaj klientët tanë nuk kanë me prit në klinikë për kontrolle se është psikiatri që përkujdeset  terapinë e tyre pasi sëmundja e tyre është kronike e cila jo rrallë herë ka riacarime, kur ka riacarime e korrigjojmë terapinë. Këto janë kryesisht nevojat e tyre edhe nevojat me i edukuar familjarët në mënyrën si këta persona me u përkrahë edhe me u ndihmua.

Vetë natyra e sëmundjes është këta persona e humbin vetëbesimin me humbjen e vetëbesimit humb edhe vetëvlerësimi edhe fillon me e konsiderua  veten si pjesë e paarritshme e shoqërisë e padobishme, si pjesë e cila e ngarkon shoqërinë tash me shoqërinë duke filluar nga familja e me gjerë, kur këta fillon me pa se këta mund ti bëjnë disa gjëra, të marrin përgjegjësi, atëherë fillon ndërgjegjësimi, nuk është vetëm në ilaqe e në terapi psikike por në ndërrimin e organizimit e  jetës së tyre në përgjithësi.

Gazeta Fjala: Çka po ndikon sipas jush që kosovarët të përjetojnë krizë?

Sami Rexhepi: Jemi një shoqëri e dalur pas luftës, jemi një shoqëri e cila ma shumë qe 50 vite në një farë mënyre ka qenë e injoruar,  e shtypur,  e nënçmuar  edhe më një shkallë shumë të ulët të zhvillimit ekonomik. Pastaj vjen edhe një luftë e cila për fat nuk ka zgjatë shumë por me pasoja, shkatërimi ekonomik në një masë shumë të madhe këta  kanë bërë që është shumë vështire me marrë veten. Pastaj kur kalojmë në një tranzicion i cili ka zgjat pak me tepër me fajin tonë si shoqëri dhe një trazicion edhe vetë sistmit të vlerave që kemi pas se në numër të madh  e kemi pas jashtë edhe ende është jashtë kur provojmë me marrë një sistem të vlerave të vendit ku jetojnë dhe ne dojmë me vlera ashtu që kemi mbet jashtë as në qiell. Ata që i kemi jasht ë vendit kur vinë në Kosovë ndihen si mysafir ndërsa kur jena atje që njësoj ndihen si mysafir që në aspektin psikologjik është e rënde.

Gazeta Fjala: A ka Kosova profesionist që t’i trajtoj çështjet kur personi përson krizë mendore?

Sami Rexhepi: Po, është më mirë. Shembull psikologët pas luftës ke mundur ti numërosh në gishta, mos të flasim për psikologët klinik që ka pasur shumë pak. Për kohën në të cilën jemi mund të them se tash kemi më shumë fakultete të psikologjisë se sa që kemi pasur më herët.

Një e metë e madhe është shkollimi i psikologeve të rijnë i cili nuk është i konceptuam mirë  sepse u mungon shumë puna praktike.  Duke filluar nga Universiteti i Prishtinës e në të gjitha  kolegjet tjera, nuk i kanë të organizuara mirë punën  praktike të studentëve të psikologjisë. Kështu që edhe kur e  përfundojnë janë shumë të pakt. Sa i përket këtyre krizave Kosova ka ekspert, por jo në numër të mjaftueshëm.

Gazeta Fjala: A ka pasur raste kur stafi juaj ka reaguar në raste kur personat kanë pësur krizë mendore?

Sami Rexhepi: Janë majtë të shpeshta këto raste, por ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me qendrat për punë sociale edhe të Prishtinës edhe të Podujevës , Kastriotit.  Kjo qendër mbulon një të tretën e  Kosovës.

Rrastet janë mjaftë të shpeshta. Jo rrallë klientët tanë ri acarohen, në kuptimin e agresivitetit. Jo rrallë herë infermierët në teren kanë qenë të kërcënuar edhe fizikisht, mirëpo nuk kemi pas naj ankesë ma të ranë se kryesisht janë me një përvojë shumë të madhe edhe din ti qetësojnë dhe tu qasen atyre.

Gazeta Fjala:  A pësojnë më shumë krizë mendore meshkujt, apo femrat kosovare?

Sami Rexhepi: është një përqindje mestarë thuajse e njëjte,  në përqindje është shumë më e lehtë për meshkujt, shkalla e stigmatizimit është e madhe jo rrallë herë pak më e lehtë për meshkujt. Jo rralle here kemi hasë klientë kronik që me vite të tëra janë të sëmurë e nuk kanë gjete shërim se për shkak se familjarët e tyre kanë mundu me i izolu, me i mbrojte ngase këto tradita tona nëse kanë një të sëmurë psikiatrik nuk japin vajza nuk martohen me persona të cilat në familje kanë të sëmurë psikiatrik.

Gazeta Fjala: Cilat janë arsyet që sipas jush po i shtyjnë kosovarët të kryejnë vetëvrasje?

Gazeta Fjala: Pas luftës është rrit numri shumë i vetëvrasjeve në Kosovë,  sepse në të kaluarën feja si dhe shumë gjëra kanë qenë mekanizma mbrojtës dhe nuk pas numër të madh të vetëvrasjeve siç i kemi sot.

Nuk i kalojmë shifrat botërore, mirëpo për neve si fenomen  ka qenë numër shumëfish i rritur, dhe mendoj që është sëmundja aty që ndikon, por në masë të madhe ka ndikuar dëshpërimi, sepse që nga paslufta  e deri më tani kemi pasur qeveri të cilat kanë premtuar shumë dhe kanë krijuar pritje të mëdha në popullatë, pritje jo reale për mundësitë e zhvillimit. Është rritur shkalla e dëshpërimit për ato e kemi edhe këtë numrat shumë të madh të veteranëve të luftës të cilët kanë kryer vetëvrasje. Edhe mosha e personave qe e kryejnë këtë akt është mjaftë shqetësuese,  sepse shumica janë në moshë të re.

Faktori kryesor sipas meje janë pritjet ireale të cilat janë krijuar në popullatë. Numri i klientëve tanë që kanë kryer vetëvrasje është shumë i vogël.

Gazeta Fjala: Të dhënat e Policisë  tregojnë se numri i femrave me probleme mendore të cilat janë shfrytëzuar seksualisht nuk është i vogël. A jeni në dijeni për ndojnë rast të tilë?

Sami Rexhepi: për klientët tanë që janë në këto 1 mijë e 100 kartela, numri është shumë i vogël. Por kemi raste të cilat pasi ka ndodhë diçka është raportu se është abuzu me një femër me çrregullime mendore. Këto gjëra zakonisht familjarët i fshehin nga të gjithë.

Gazeta Fjala: Në sa ora hapet qendra për klientët tuaj?

Sami Rexhepi: : Na jemi këtu prej orës 7 të mëngjesit e deri në orën 15 pasdite. Dëshira imë është që kjo qendër të funksionohet deri në ora 20:00.

 

Shpërndaje në: