Investimet kapitale më të ulëtat në 10 vjet, Krasniqi: Qeveri praktikantësh, pa plan e ide

Investimet kapitale më të ulëtat në 10 vjet, Krasniqi: Qeveri praktikantësh, pa plan e ide

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas publikimit të te dhënave nga Instituti “GAP” ku shihej se si investimet kapitale si në nivel qendror dhe atë lokal, janë më të ulëtat gjatë këtij gjashtëmujori të qeverisjes së Albin Kurtit, në krahasim me 10 vitet e mëparshme.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria Kurti është qeveri praktikantësh.

Po ashtu ajo këtë qeveri e ka cilësuar si pa plan dhe pa ide, duke shtuar se në vend të investimeve kapitale, qeveria Kurti ka rekord për dështime.

“Të dhënat e prezantuara nga Instituti GAP janë dëshmi e asaj që e kemi potencuar vazhdimisht. Qeveri praktikantësh, pa plan dhe ide. Në 10 vitet e fundit nuk ka pasur më pak investime kapitale se sa në këtë vit. Në vend të investimeve kapitale, rekord për dështime kapitale Qeveria Kurti!”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: