“Investitorët privatë në fushën e energjisë po bllokohen nga procedurat e ZRRE’së”

“Investitorët privatë në fushën e energjisë po bllokohen nga procedurat e ZRRE’së”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se investitorët potencialë në fushën e energjisë po bllokohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë me anë të procedurave burokratike.

Në një status në Facebook, Pacolli tregon për disa raste kur investitorëve nuk u është lëshuar licencë nga ZRRE-ja. Ai thotë se sektori privat duhet të shihet si partner në prodhimin e energjisë.

“Problemet energjetike në Kosovë sot po prekin çdo segment të shoqërisë sonë, qytetarët dhe bizneset. Politikat adekuate ndaj investitorëve ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë por edhe në diversifikim.  Sot kemi një politikë problematike për sektorin e energjisë, e cila është thelluar prej disa vitesh. Ka projekte që po dështojnë në sektorin e energjisë, ka të tjera që janë bërë investimet por nuk mund të vihen në funksion për shkak të bllokadave procedurale dhe administrative në ZRRE. Një rast i tillë është në Sharr dhe Brezovicë ( rastesishtë e njoh rastin jane investitorë nga jashtë), të cilat kanë mbi 10 Mgë kapacitet prodhues të energjisë, por nuk janë duke u lëshuar licencë nga ZRRE.”, tregon Pacolli.

Pacolli thotë se vetëm me mbrojtje të investitorëve dhe me rregulla ligjore do të rriten investimet e huaja.

“Është momenti i fundit që sektori privat të shihet si partner në shtimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë dhe jo të trajtohet siç po bëhet tani nga ZRRE. Vetëm me prodhim të mjaftueshëm të energjisë dhe me mbrojtjen e duhur të investitorëve dhe rregullat ligjore moderne është e vetmja rrugë për të zhvilluar ekonominë tonë, për të rritur investimet e huaja dhe për të prodhuar më shumë energji dhe ngritjen e kapaciteteve të reja. Tani si po shkon, pengesat burokratike dhe problemet energjetike po i largojnë investitorët aktualë dhe potencialë nga Kosova. Kosovës i duhën edhe shumë investime në sektorin e prodhimtarisë te energjisë elektrike”, përfundon ai.

Shpërndaje në: