Investon Kimi në futboll: Korea e Veriut 10 – 0 Kombëtarja e Aubameyangut

Periskopi.com Sporti

Korea e Veriut njihet për cilësohet si një prej kombëtareve më të dobëta në botë. Ata kishin marrë pjesë në vitin 2010 në kampionatin Botëror ku u kualifikuan nga Federata Aziatike. U mposhtën hiç më pak se 7 me 0 nga Portugalia që luante pa Cristiano Ronaldon.

U raportua nga mediat ndërkombëtare se fati i asaj trajnerit dhe lojtarëve të asaj kombëtareje kishte qenë shumë i keq. Diktatura komuniste i kishte dërguar shumë prej tyre që të punonin në miniera, ndërsa të tjerë si pastrues e gjëra të ngjashme, shkruan Periskopi.

Por, duket se Kim Jong Un, ka investuar në futbollin e grave, dhe kjo duket nga rezultati i arritur ndaj kombëtares së Gabonit, nga i cili vend është edhe ylli i Arsenalit Pierre Emerick Aubameyang dhe ai i Southamptonit, Mario Lemina ndër të tjerë.

Rezultati është hiç më pak se 10-0 pas 74 minutash lojë, me golshënuesen kryesore, Kim Kyong-Yongun. /Periskopi

Shpërndaje në: