Inxhinieri mekanik shpjegon pse koha po ecë kaq shpejt në ditët tona

Inxhinieri mekanik shpjegon pse koha po ecë kaq shpejt në ditët tona

Inxhinieri mekanik Adrian Bejan nga Universiteti i Duke ka një teori interesante për fenomenin e çuditshëm nga i cili duket sikur po na shpejtohet koha derisa po plakemi.

Në redaksinë e Periskopit ndodhet ende bredhi i festave të fund-vitit edhe pse data shënon 27 janar 2020. Ndërsa shumica e interpretimeve thonë që një gjë e tillë ndodh për shkak të dembelisë, kjo çështje mund të jetë pak më e thellë. Një interpretim tjetër është se koha shkon aq shpejt, dhe viti i ri vjen aq shpejt, sa është edhe pragmatike që të mos hiqet bredhi fare në mënyrë që të mos ketë nevojë për ri-vendosje të tillë vetëm… pas pak [nga fillimi i dhjetorit, na ndajnë vetëm pak imazhe kohë].

Në një artikull që z.Bejan e ka publikuar së fundi e që e ka titulluar “Pse ditët duken më të shkurta derisa plakemi,” ai e lidh fenomenin me idenë se imazhet vizuale dhe mënyra me të cilën i procesojmë ato janë gjuha me të cilën i deponojmë dhe i korrigjojmë memoriet tona.

Duke e konsideruar si çështje të fizikës, ai sugjeron se ne më me shpejtësi kapim dhe kujtojmë të dhënat vizuale kur jemi më të rinj dhe kjo e vendos “kohën mendore” personale tonën në një version rishikimi. Meqë merr më shumë kohë për të kapur imazhet dhe memorien kur jemi më të vjetër, për një numër arsyesh, e njëjta gjatësi e kohës rezulton në më pak imazhe. E kësisoj, më pak imazhe nënkupton një ndjesi se koha ka kaluar më shpejt. Ose e kundërta, më shumë imazhe nënkupton ndjesinë se koha ka kaluar më ngadalë.

Nga ky aspekt, Periskopi vëren se mosha mesatare e stafit të saj është bërë më e vjetër në dy vitet e fundit, gjë që mund të ketë ndikuar edhe fenomenin e “bredhit” ose “pishës” së festave të fundvitit.

Kur i lëshojmë [mund ta fusnim në thonjëza këtë fjalë] memoriet tona në shkallë e kohës mendore, na duken më të shpejta për ne, sikur filmat e vjetër që duken. E prandaj, koha e orës në të cilën shtrihen duket se ka kaluar më shpejt se sa kujtimet e vjetra.

“Mendja njerëzore e kupton ndryshimin e kohës kur imazhet e perceptuara ndryshojnë. Ditët duket sikur zgjasin më shumë në rini sepse mendja rinore merr më shumë imazhe gjatë një dite të vetme se e njëjta mendje në moshë më të vjetër.” – shkruan Bejani, përkthen Periskopi.

Për ta kuptuar më mirë konceptin e Bejanit, na ndihmon të kuptojmë fenomenin e filmave të vjetër. Natyrisht, sensi i lëvizjes në filmat e prodhuara duke lëshuar sekuenca që ndryshojnë në mënyrë rapide para syve tanë që shkakton trurin tonë që të shoh evente kohezive në lëvizje. Në ditët e para të kinemasë, kamerat e filmave kapnin nga 16 imazhe në sekondë.

Që nga filmi The Jazz Singer më 1927 – në mënyrë që të akomodohet zëri – ne kemi filmuar dhe lëshuar filma me 25 pamje për sekondë. Kjo nënkupton se kur e lëshojmë një sekond të një filmi 16fps [frames per second], ajo shkon në vetëm dy të tretat e sekondës, duke e bërë të duket sikur çdokush në ato ditë lëvizte më shpejt se sa ne tash, ose se koha e tyre ishte më e shpejtë se e jona. Këtu bazohet hipoteza e Bejanit.

Sipas artikullit të Bejanit, “Koha përfaqëson ndryshimet e perceptuara në stimuj [fakte të observuara], të tilla si imazhet vizuale. Mendja njerëzore e percepton realitetin [natyrën, fizikën] përmes imazhesh që ndodhin ndërsa inputet vizuale arrijnë korteksin.”

Koha e orës është një gjë për të cilën ka dakordësi dhe matet saktë: Të gjitha orët pajtohen se kur të kalojë sekonda e minuti, pavarësisht çrregullimeve mekanike që mund të kenë pasur. Koha mendore është më subjektive.

“Koha që e perceptoni ju nuk është e njëjtë me kohën që e percepton një tjetër.” Shkruan më tej Bejan. /Periskopi

Shpërndaje në: