Iowa me video 22-minutëshe për partneritetin ushtarak 10-vjeçar me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kosova ka partneritet të ngushtë në fushën e sigurisë dhe të ushtrisë me shtetin e Iowas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga bashkëpunimi i ngushtë me trajnime e deri tek mjetet ushtarake e armët, Kosova dhe Iowa gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Në videon e titulluar “Iowa Kosovo Përvjetori i 10-të”, shteti Iowas ka ndarë momente nga bashkëpunimi i Kosovës me këtë shtet.

Gjithashtu, pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë folur për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Iowas.

Është shpehur dëshira që bashkëpunimi midis vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmën dhe të thellohet niveli i partneritetit.