Irakiania që u zgjua nga të vdekurit, pas varrosjes për së gjalli

Irakiania që u zgjua nga të vdekurit, pas varrosjes për së gjalli

 

Një nate të acartë dimri, një kamion i vogël ngjyrë kafeje me tre burra dhe një grua brenda e prishte heshtjen shurdhuese të zonave malore kurde të Irakut verior.

Më i moshuari prej burrave ia mbante të drejtuar gruas në kokë pistoletën, duke e urdhëruar të jetë e heshtur meqë po i afroheshin një pike të kontrollit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Pas një orë vozitjeje, burrat mbërritën buzë një burimi në male, ku e rrahën gruan me shkopinj dhe e detyruan të ecë për kilometra të tëra para se të ndaleshin para një lisi.

“Të lutem vëlla, mos më vrit, në emër të Allahut”, thotë gruaja – e cila kërkoi të identifikohej vetëm si Lava – ta ketë lutur vëllanë e saj Jamal gjatë asaj nate të para dy vjetëve.

Por lutjet e saj u injoruan dhe u hodh përtokë, me këmbët dhe duart e lidhura, derisa dy vëllezërit e saj e hapnin një varr.

 

Shpërndaje në: