Iranianët votojnë për të zgjedhur Presidentin: Nga katër kandidatë, veç njëri i butë

Iranianët votojnë për të zgjedhur Presidentin: Nga katër kandidatë, veç njëri i butë

Iranianët votojnë sot për ta zgjedhur presidentin e ri, me vetëm njërin prej katër kandidatëve që nuk është i vijës së presidentit Hassan Rouhani për nga ashpërsia.

Sondazhet thonë që Ebrahim Raisi, një klerik konservator Shia është favorit i madh për të fituar.

Rivali kryesor është i moderuari Abdolnasser Hemmati, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Disidentët dhe disa reformistë kanë bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve, duke thënë që ndalimi i kandidaturave të caktuara e ka lënë z. Raisi pa garë serioze.

Lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei e dha votën e tij të premten në mëngjes në Teheran dhe inkurajoi njerëzit që dilnin në votime.

“Secila votë vlen… hajdeni dhe votoni deh zgjedhni presidentin tuaj.” – tha ai.

Në Iran ka zhgënjim të thellë për vështirësitë ekonomike që po përballen për shkak të sanksioneve të rënda nga ShBA-të.

Zgjedhjet koincidojnë me raundin e fundit të bisedimeve që po mbahen në Vjenë mes Iranit dhe fuqive botërore që po synon të rigjallërojë akordin ku kurifzohej programi nuklear i Iranit në mënyrë që të përfitonte lehtësim për sanksionet ndaj saj.

Z. Rouhani, një i moderuar që kishte provuar të ndreqte marrëdhëniet me Perëndimin, nuk mund të ri-zgjedhet për shkak se tashmë i ka kryer dy mandate katër vjeçare.

Shpërndaje në: