Ironizon Olluri: Edhe nëse bëhet luftë, Kurti nuk mund të bëhet si Zelensky

Ironizon Olluri: Edhe nëse bëhet luftë, Kurti nuk mund të bëhet si Zelensky

Drejtori i Gazetës Insajderi dhe gazetari Parim Olluri përmes një statusi në “facebook” ka ironizuar Kryeministrin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit se Kosova është në rrezik që të këtë luftë.

Olluri ka shkruar se edhe po të bëhet luftë Kurti nuk mund të bëhet si Zelensky sepse sipas tij kjo kompetencë i takon presidentes Osmani.

“Edhe nëse bëhet luftë, Kurti nuk mund të bëhet si Zelensky. Kompetencat e komandantes supreme të ushtrisë i takojnë Vjosa Osmanit”, tha ai.

Olluri e quajti edhe të pafat Kurtin duke thënë se nuk ka mundur të bëhej pjesë e UÇK-së për shkak se ishte i ri në moshë.

‘Shumë është i pafat kah ana e heroizmave të luftës. Në UÇK nuk pati mujtë me hi. Pati qëllu i ri në moshë. Shtalb hala ”, përfundoi ai

Shpërndaje në: