Irving nuk dëshiron të vaksinohet, zbulon pozicionimin dhe arsyen për refuzim

Irving nuk dëshiron të vaksinohet, zbulon pozicionimin dhe arsyen për refuzim

Tashmë është bërë e zakonshme që Kyrie Irving të përfshihet në tema të ndryshme dhe të marrë pozicione kontroverse.

Kyrie Irving ka refuzuar t’i nënshtrohet procesit të vaksinimit kundër Covid-19, dhe Nets kanë njoftuar se nuk do ta kenë lojtarin në radhët e tyre, të paktën deri në një vendim tjetër të tij.

Pas këtyre ngjarjeve, basketbollisti ka bërë një reagim në Instagram, duke zbuluar qëndrimin e tij për këtë çështje.

“Nëse më paraqesin si hero apo si përbindësh, ata e kanë gabim. Nuk është qëllimi im ky”, ka shkruar Kyrie, transmeton Periskopi.

“Askush nuk mund të më heq të drejtën për të pozicionuar veten në këtë problem. Është rreth të zgjedhurit se çka është më e mira për ty”, ka shtuar ai.

“Unë kam akoma dyshimet e mia mbi disa gjëra, ndonëse i di pasojat që mund t’i ketë veprimi im”, ishin fjalët e yllit të Brooklyn Nets.

Irving më parë dilte në mbështetje të teorisë se Toka është e rrafshët, kurse tani duket se ka konspiracione lidhur me efektet e vaksinës anti-Covid19. /Periskopi/

Shpërndaje në: