‘Isa Boletini’ me kalë mbërrin në Rahovec për 28 nëntor, habiten qytetarët (Video)

‘Isa Boletini’ me kalë mbërrin në Rahovec për 28 nëntor, habiten qytetarët (Video)

Një qytetar i ka dërguar Periskopit një video ku duken dy të rinj derisa kalërojnë dy kuaj nëpër rrugët e urbanizuara të qytetit të bukur të Rahovecit. 

Njëri prej tyre mban edhe plis të bardhë mbi krye, duke dhënë pak a shumë idenë se si do të dukej edhe Isa Boletini nëse do të kishte mundësinë të udhëtonte në kohë nga koha e tij në kohën tonë me gjithë kalë.

Në fakt, pamja në fjalë duket mjaft mahnitëse dhe vetëm sa zbukuron qytetin e Rahovecit, shkruan Periskopi.

Edhe më tej, në Kosovë nuk ka asnjë iniciativë që qendrat e qyteteve të zbrazen krejtësisht nga veturat e ku padyshim se si mjete transporti do të mund të përdoreshin edhe kuajt publikë për nevoja qytetarësh, si një herë e një kohë.

Videoja e shkurtuar: 

Shpërndaje në: