Isa Mustafa i frikësohet ndikimit nga jashtë në zgjedhjet e LDK’së, kjo është porosia e tij

Isa Mustafa i frikësohet ndikimit nga jashtë në zgjedhjet e LDK’së, kjo është porosia e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij i vlerëson të gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, por që nuk do të lejojnë askënd që të ndikojë këtë proces – raporton Periskopi.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka shkruar se pas këtyre zgjedhjeve, LDK do të dal edhe më fortë.

Publikimi i plotë i Isa Mustafës:

Zgjedhjet në LDK janë një proces i rëndësishëm dhe një akt solemn. Përmes zgjedhjeve LDK e gjeneron vetëveten, rritet dhe e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë.

LDK sot është parti me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Po i mbush 3o vjet të veprimit dhe kontributit të saj shtetformues. Politikat dhe orientimet strategjike të saj nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë. Ato i përcakton historia e saj, anëtarësia, përkrahësit dhe simpatizantët e LDK-së.

Si parti më e madhe, LDK vlerëson gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e saj, por fillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve do ta bëjë vet, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar. Do të dal edhe më e fortë!

Kjo ishte fryma e takimit të sotëm të Kryesisë me kryetarët degëve të LDK-së. IM

Shpërndaje në: