Isa Mustafa: Për dialogun me Serbinë dhe ndarjen e posteve në Qeveri, do të flas me Albin Kurtin

Isa Mustafa: Për dialogun me Serbinë dhe ndarjen e posteve në Qeveri, do të flas me Albin Kurtin

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se Kryesia e LDK’së u informua nga ekipi që po përfaqëson këtë parti në bisedime për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëendosje. Mustafa ka thënë se Kryesia është pajtuar që ekipi i kësaj partie, të vazhdojë dialogun me Vetëvendosjen edhe më tutje për çështjet e hapura që kanë mbetur.

Mustafa tha se për tema të tjera si dialogu me Serbinë dhe ndarja e posteve në Qeveri, do të trajtohet nga vetë ai, pra nga Mustafa.

“Ne sot në mbledhje të Kryesisë, u informuar nga ekipi ynë lidhur me rrjedhën e negociatave me Lëvizjev Vetëvendosje për harmonizimin e programit qeverisës. Ekipi ynë ka bërë një punë të mrekullueshme në prezentimin e pjesës së programit të LDK’së dhe harmonizimin me programin e VV. Vlerësojmë se është arritur mjaft shumë në harmonizimin e këtij program sin ë zhvillim ekonomik, pjesën e arsimit, shëndetësisë, pjesën sociale. Janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm edhe sa i përket organizimit të Qeverisë dhe mënyrën se si do të funksionojë qeveria. Gjithëherë me qëllim që qeverisja e ardhshme të jetë më e fokusar, më efektive. Ishte pajtueshmëri e Kryesisë që ekipi ynë të vazhdojë edhe më tutje në vazhdimin e harmonizimin e çështjeve që kanë mbetur. Dhe kryesisht në harmonizimin e atyre pikave që nuk kanë gjetur pajtueshmëri ose ato të shtyhen dhe të mos merremi me qeverisjen tonë të ardhshme. Pra kjo është një fazë që kemi kryer deri tani do të vazhdojmë pas ceritifkimit të rezultateve, në takime të nivelit më të lartë ku do t’jem edhe unë në mënyrë që të harmonizohen disa çështja që kanë të bëjnë me investimet, me dialogun me Serbinë, ndarjen e përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme sepse ne llogarisim se në ndarjen e këtyre pozitave duhet të jenë të gjitha pozitat dhe ato t’i  zgjidhim me një marrëveshje të mirëkuptimit sepse ne do të jemi qeverisje 4 vjeçare”, ka thënë Mustafa./Periskopi/

Shpërndaje në: