Isa Mustafën e kap nostalgjia, publikon foto me liderë botërorë

Isa Mustafën e kap nostalgjia, publikon foto me liderë botërorë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sikur ka nisur të ketë nostalgji për postin e kryeministrit të cilin edhe për disa javë do ta ushtrojë thjeshtë sa për përmbushje të obligimit kalimtar kushtetues.

Ai në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se me të si kryeministër, Kosovës i janë hapur dyert në botë.

Duke lavdëruar vetën, Mustafa shkruan se vendi mori vlerësimet më të larta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

“Morëm Çmim si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” në Forumin Botëror të Investitorëve”, shkruan ai, duke publikuar edhe disa fotografi me liderë të ndryshëm botërorë gjatë vizitave zyrtare.

“Koalicioni LDK, AKR, Alternativa… me kryeministër Avdullah Hotin, garanton fuqizimin e mëtejmë të imazhit të Kosovës në botë dhe orientimin euroatlantik të shtetit tonë”, shkruan Mustafa.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Mustafa ka hequr dorë rikandidimi për postin e kryeministrit/Periskopi

Shpërndaje në: