Isa Mustafës ia kërkojnë edhe deputetët e tij rrëzimin e murit në Mitrovicë

Isa Mustafës ia kërkojnë edhe deputetët e tij rrëzimin e murit në Mitrovicë

Salihaj në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën, ka thënë se sa me shumë qe zgjatet çështja e murit, atëherë puna do të ndërlikohet edhe me tepër.

Ai ka kritikuar qasjen e delegacionit kosovarë qe po udhëheq bisedimet në Bruksel. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas tij, duhet të dorëhiqet ose shkarkohet pasi nuk është e aftë të udhëheq ketë proces.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për funksionalizimin e Gjykatës Speciale dhe zgjedhjeve të parakohshme. PDK-së, sipas tij, po i ngutet qe në pranverë të ketë zgjedhje pasi i gjithë lidërshipi i saj mund të përfundojë në Hagë.

E, sa i përket propozimit të kryeministrit për të matur territorin e vendit, deputeti i LDK-së ka thënë se kjo është ide e vjetër dhe e cila nuk e zgjidhë problemin.

Shpërndaje në: