Isa Xhemajlaj pret që Ramiz Lladrovci t’ia urojë fitoren (Video)

Isa Xhemajlaj pret që Ramiz Lladrovci t’ia urojë fitoren (Video)

Xhemajlaj tha se procesi përgjithësisht ka qenë i rregullt, pasi nuk ka pasur incidente që do ta prishnin imazhin e këtyre zgjedhjeve.

Lidhur me Exit Poll-in e parë që ka dalë pak më parë, Xhemajlaj ka thënë se është e pamundur një gjë e tillë dhe se nuk ka informacion për atë, shkruan Periskopi.

“Në bazë të informacioneve që kam, sapo ka filluar procesi i numërimit të votave. Kjo s’mund të jetë reale”, ka thënë Xhemajlaj.

Xhemajlaj ka thënë se nëse kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci fiton, do t’ia urojë fitoren, ndërsa pret të njëjtën gjë edhe nga ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: