Isco refuzon Juventusin
Mesfushori i Real Madridit, Isco nuk dëshiron të transferohet te Juventus, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
Drejtuesit e klubit bardhezi kanë shfaqur interesim kohëve të fundit për spanjollin, i cili prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.
Madje, është raportuar se ‘Zonja e vjetër’ kishte gati 34 milionë funte për ish-anëtarin e Malaga’s.
Tani, Juventus do të duhet të kërkojë alternativa tjera për mesfushën, pasi largimi i Paul Pogba drejt Manchester United ka lënë një zbrazëtirë tejet të madhe në formacionin e kampionit të Serie A. /Periskopi.com



