Ish-agjenti i Lewandowskit tregon arsyen pse sulmuesi e do transferimin tek Barça me patjetër

Ish-agjenti i Lewandowskit tregon arsyen pse sulmuesi e do transferimin tek Barça me patjetër

Ish-agjenti i Robert Lewandowskit, Cezary Kucharski ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të polakut drejt ‘Camp Nou’.
E ardhmja e Robert Lewandowski është ende në ajër.

Polaku ka vendosur të nënshkruajë për Barçën, por sipas ‘Sky Sport’, Bayern Munich kërkon 60 milionë për të lënë sulmuesin të largohet dhe ka ende mospërputhje mes dy klubeve kur bëhet fjalë për negocimin e transferimit.

Qëndrimi zyrtar i Bayernit është se Lewandowski duhet të përmbushë kontratën e tij deri në vitin 2023, megjithëse gjithçka tregon se në fund do të hapin derën e daljes.

Ishte ish-agjenti i tij, Kucharski që në ‘Cadena SER’, ka folur për të ardhmen e ylli polak dhe theksoi se një nga arsyet që e motivon të nënshkruajë për Barçën është konkurrenca me Karim Benzema.

“Ai dëshiron të tregojë se është më i mirë se Benzema, është një arsye tjetër për të shkuar te Barça. Lewandowski nuk ka ëndrra. Për të, të luash futboll është një punë dhe ai është shumë profesionist. Real Madrid dhe Barca janë në të njëjtin nivel. “, tha Cezary Kucharski.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i polakut te Barcelona.

Shpërndaje në: