Ish-ambasadori holandez: Udhërrëfyesi i ri për vizat merr më shumë se një vit kohë

Ish-ambasadori holandez: Udhërrëfyesi i ri për vizat merr më shumë se një vit kohë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka folur në lidhje me ‘udhërrëfyesin’ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai u shpreh se kjo nuk do të ndodh shpejtë, por do të marrë kohë më së paku një vit.

“Jam i befasuar me atë se çka pash. Ajo çfarë thuhet në këtë udhërrëfyes për liberalizmin e vizave për Kosovën është se kërkohen mekanizma të rinj për të përmbushur çështje të caktuara deri tek liberalizmi i vizave. Dhe i bije që nuk do të ndodh shpejt brenda muajve, por do të kërkojë kohë më së paku një vit apo më shumë, ndryshe nga ajo çfarë ka kërkuar parlamenti ynë në Holandë, që kërkon edhe një herë një opinion final të Komisionit Evropian që Kosovës t’i hiqen vizat”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Ish-ambasadori Bosch u shpreh se ka diçka që po e irriton.

“Ajo çka më irriton më së shumti, është se Kosovës iu kërkuan të përmbushë kusht që asnjë shteti tjetër nuk iu dhanë si detyra për t’i kryer, asnjë shteti tjetër.  Ukrianës ta zëmë iu hoqen vizat  edhe pse në atë kohë nuk ishte në luftë, por ishte një vend eskremisht i  korruptuar, në mos më i korruptuari në Evropë. Ngjashëm ndodhi edhe me Moldavinë. Dhe askush nuk pyeti se a janë të korruptuara apo jo”, u shpreh tutje ai.

Shpërndaje në: