Ish-anëtari i VV-së aderon në PDK
Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Flamur Maloku, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku e ka postuar edhe një fotografi me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, njëherët kryetar në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj.
“Kjo Republikë, i ka rrënjët në gjakun e pastër dhe në luftën e drejtë të UÇK-së!”, ka shkruar maloku.
Maloku ishte larguar nga Vetëvendosja në maj të vitit 2020. Pas largimit, Maloku ka deklaruar se në partinë e Kurtit nuk lejohet mendimi ndryshe, gjë që nuk ka mundur të rrijë më aty.
Madje, kishte thënë se pas largimit ka marrë edhe mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve socia. /Insajderi.org