Ish anëtari i VV-së: Daut Haradinaj do të jetë Edi Rama i Prishtinës

Ish anëtari i VV-së: Daut Haradinaj do të jetë Edi Rama i Prishtinës

Njëri prej ish anëtarëve të VV-së në Prishtinë, Dritëro Kadolli, është duke e mbështetur kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në këtë fushatë zgjedhore.

Kadolli, ka ndjekur tubimet e Haradinajt dhe e ka përkrahur atë në vazhdimësi në rrjete sociale si dhe në forma të tjera.

Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku parashikon që Haradinaj të jetë kryetar i suksesshëm në Prishtinë sikur Edi Rama në Bashkinë e Tiranës.

“Daut Haradinaj do të jetë Edi Rama i Tiranës” ka shkruar Kadolli, i cili në të gjitha fushatat e kaluara zgjedhore ishte përkrahës i flaktë i Vetëvendosjes.

Shpërndaje në: