Ish-anëtari i VV-së: Vjosa Osmani e akuzonte Albin Kurtin si me kanë Fidel Kastro në Amerikën Latine, tash të dy e kanë degraduar politikën e Kosovës

Ish-anëtari i VV-së: Vjosa Osmani e akuzonte Albin Kurtin si me kanë Fidel Kastro në Amerikën Latine, tash të dy e kanë degraduar politikën e Kosovës

Ish-anëtari dhe bashkëthemeluesi i Vetëvendosjes, Avdi Gjata ka kritikuar presidenten Osmani pasi kjo e fundit dikur hedhte akuza ndaj kryeministrit Kurti dhe tani kanë bë koalicion me njëri tjetrin, shkruan Periskopi.

Gjatë një interviste për Periskopin ai tha se të dy e kanë degraduar politikën e Kosovës.

“Qëndrimet e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin me VV-në na të gjithë i dimë deklarata e saj se çfarë ka folë e çfarë ka thënë që e akuzuar si me kanë Fidel Kastro në Amerikën latine mirëpo në të njëjtën kohë këta nuk kanë qenë aspak të sinqertë, kanë krijuar një koalicion dhe kanë punu, kanë vepru dhe e kanë sjell politikën në Kosovës e kanë degradu deri në këtë masë sa që rejtingu i politikes dhe qeverisë së Kosovës momentalisht nuk është më ai në opininon ndërkombëtar ai që ka qenë. Pra derisa Kosova ka pri në bisedimet me Serbinë ne Bruksel, Vjenë e Berlin tash ma mirë i ka punët Vuçiqi në raport me ShBA e me BE-në sesa i ka qeveria e Kosovës”, tha Gjata për Periskopin.

Shpërndaje në: