Ish-banori i Big Brother dënohet me 4 vjet burgim, falsifikoi nënshkrimin e Tahirit

Ish-banori i Big Brother dënohet me 4 vjet burgim, falsifikoi nënshkrimin e Tahirit

Elton Tozaj prezantohej si punonjës i Bashkisë së Tiranës dhe i Ministrisë së Brendshme duke përfituar shuma të mëdha parash nga persona të ndryshëm të cilëve u premtonte kredi të buta për të blerë banesa.

Në një rast, ai kishte falsifikuar edhe firmën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke mashtruar një biznesmen të cilit i premtoi dhënien me qira të vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vjet burgim për Elton Tozaj, por Gjykata e dënoi me 4 vjet duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar, raporton “Panorama”.

Ndërsa i pandehuri, përmes avokatit kërkoi të deklarohej i fajshëm dhe të dënohej me kohën e paraburgimit, ose të pezullohej ekzekutimi i dënimit të tij me burg, duke u lënë në Shërbim Prove, por u refuzua.

Shpërndaje në: