Ish-bashkëluftëtarët e Hysni Gucatit e quajnë kidnapim arrestimin e tij

Periskopi.com Lajme

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është arrestuar të premten, në zyrat e kësaj organizate, nga pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX).

Ish-bashkëluftëtarët e tij e kanë quajtur “kidnapim” arrestimin e tij, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Emin Lati, se kësaj gjykate sipas tij, tashmë i ka dalë mandati.

“Ky është kidnapim, pasi kësaj gjykate i ka dalë mandati. Kam kontaktuar sot me Gucatin; ka mbërri në Hagë, mirë është. Pritja aty ka qenë shumë e mirë”.

“Bastisja e sotme, ka ndodhur për shkak të dosjeve, që vetë ata i kanë sjellë në organizatë, sepse ne nuk punojmë në EULEX dhe as në Dhoma të Specializuara; kjo është politike”.

Lati ka thënë që publikimi i dosjeve nga OVL e UÇK-së, ka qenë arsyeja e arrestimit të krerëve të kësaj organizate.

Ndërsa ish-bashkëluftëtari, Avdullah Gashi, ka thënë që beson në pafajësinë e Gucatit dhe  sipas tij, mënyra se si ai është arrestuar, ka qenë jo njerëzore.

“Gucati ka qenë luftëtar i devotshëm dhe ka dhënë këmbën e tij për këtë vend. Mënyra e arrestimit të tij është jo njerëzore. Është kidnapuar. Pse u kidnapua se dikush ka dërguar dosje atje? Është për të ardhur keq që asnjë politikan apo deputet nuk doli në përkrahje të veteraneve. Lufta ka qenë e pastër, nuk kemi shkuar ne të bëjmë krime në Serbi. Gucati është i pastër si loti”.

Ish- bashkëluftëtari tjetër i Gucatit, Ramiz Shala, ka thënë që “ngarkesa që ua kanë krijuar veteranëve është e pajustifikueshme, një spektakël me akrobatë të pastërvitur”.

“Nuk i duhet një përdhosje e tillë institucioneve vendore. Gucati e ka kryer punën e tij në krye të veteranëve. Ka qenë në vendin e tij të punës. Materia thuhet të jetë pompoziteti media”.

“Dosjet që qarkullojnë nëpër media, në Serbi, janë filtruar nga katër prokurori: Jugosllavi/Serbi, UNMIK, EULEX dhe tash nga Dhomat e Specialzuara”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: